Fituesit e Çmimit Letrar “ Frang Bardhi” 2016

Posted on November 27, 2016
0


20141109_160929
Fituesit e Çmimit Letrar “ Frang Bardhi” 2016


Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2016, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit  Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2016”.

Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht (123 poezi nga autorë shqiptarë dhe 28 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj ) , juria e përbërë nga:

Dr. Enertin Dheskali – Kryetar i Jurisë

Entela Kasi ( Kryetare e PEN- Albania)
Bilall Maliqi ( Kryetar i FENIKS- Preshevë)
Dr.Eftichia Kapardeli
Dr. Rochelle Potkar
Mirela Papuçiu – Sekretare e Jurisë

në bazë të kritereve të konkurimit:

a- Të gjitha poezitë konkuruese duhet të jenë në versionin shqip ose anglisht.
( Për konkurim pranohet vetëm një poezi ( në gjuhën shqipe, gjuhën angleze ose e njëjta poezi në të dy versionet (shqip +anglisht)
b- Të gjitha poezitë konkuruese do jenë të shpalluara me Nr rendor ( jo me emra ), në linkun përkatës të faqes zyrtare : Galaktika “Poetike” ATUNIS” , link i cili shërben për vlerësimin poetik nga ana e Jurisë.
https://atunispoetry.com/2016/11/16/poezite-konkuruese-te-cmimit-letrar-frang-bardhi-2016/
https://atunispoetry.com/2016/11/16/poems-of-international-poetry-prize-frang-bardhi-2016-english-poems/

c- Korospodimin e emrave të autorëve të poezisë me nr rendor të tyre e menaxhon kryesia e Bordit Drejtues.
d- Përjashtohen nga konkurimi antarët e Jurisë dhe ata antarët të Bordit Drejtues, që merren me menaxhimin e konkurimit.
e- Afati i fundit i dërgimit të poezive  konkuruese  është 15 Nëntor  2016.
f- Afati i shpalljes nga ana e Jurisë është 25- Nëntor 2016
g- Publikimi i poezisë fituese bëhet nga Bordi Drejtues në Dt  28 Nëntor 2016

me kordinatorët e organizimit të Konkursit Letrar:

1-Agron Shele
2-Dr. Albana Alia
3-Prof. Dr. Muhammad Shanazar


Shpall fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi -2016”:


alketa-stefania-caca
Çmimi I dhe Medalja “Frang Bardhi”  fitohet nga autorja Alketa Stefania Caca, poezia Nr – 1:  “ Ati ynë, pse na ke braktisur”


adem-zaplluzha
Çmimi II fitohet nga autori Adem Zaplluzha, poema  Nr -14: “ Atdheut tim, për këtë ditë të bekuar nga Hyji Dardan”


tatjana-debeljacki
Çmimi II fitohet nga autorja Tatjana Debeljacki, poezia Nr – 28 ( english version): “ Glass ship”


gentjan-hasanas
Çmimi III fitohet nga autori Gentjan Hasana, poezia Nr – 96: “ Pikturë e gjallë”


claudia-piccinno
Çmimi III fitohet nga autorja Claudia Piccinno, poezia Nr 12 ( english version):  “The courage of the losers”


vjollca-tiku-pasku
Çmimi III fitohet nga autorja Vjollca Tiku Pasku, poezia nr 103: “ Vaji i violinës”


myrteza-kasi
Me përfundimin aktiviteteve vjetore, Bordi Drejtues : Galaktika Poetike ATUNIS, nderon me Mirënjohje poetin:
Myrteza Kasi ( pas vdekjes) me motivacionin:
“ Për kontribut të shquar në fushën e Artit dhe Letërsisë Shqiptare, si poet që gjithë jetën e tij e shkriu në vargje për atdheun, lirinë njerëzore dhe mendimin bashkohor shqiptar.”


Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS